SHBA pretendon se vrau liderin e DEASH-it në Siri

“Maher al-Agal, një nga pesë liderët kryesorë të DEASH-it dhe lider i DEASH-it në Siri, u vra në sulm. Një zyrtar i lartë i DEASH-it i lidhur ngushtë me Maher-in u plagos rëndë gjatë sulmit”, tha CENTCOM

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), ushtria amerikane vrau një lider të DEASH-it gjatë një sulmi me dronë në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi kishte në shënjestër dy zyrtarë të lartë të DEASH-it jashtë vendbanimit Jindayris në veriperëndim të Sirisë.

“Maher al-Agal, një nga pesë liderët kryesorë të DEASH-it dhe lider i DEASH-it në Siri, u vra në sulm. Një zyrtar i lartë i DEASH-it i lidhur ngushtë me Maher-in u plagos rëndë gjatë sulmit”, njoftoi CENTCOM.

CENTCOM pretendoi se nuk pati viktima civile gjatë sulmit.

“Përveç të qeni një lider i lartë brenda grupit, al-Agal ishte përgjegjës për ndjekjen në mënyrë agresive të zhvillimeve të rrjeteve të DEASH-it jashtë Irakut dhe Sirisë”, thuhet më tej në njoftim.

Zëdhënësi i CENTCOM-it, kolonel Joe Buccino, tha se “heqja e këtyre liderëve të DEASH-it do të prishë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe për të kryer më tej sulme globale”.

Kategoritë
BotaLajme