SHBA sanksionoi Iranin për sulmin ndaj Shqipërisë, Blinken: Nuk do ketë tolerim

Pas vendimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib, për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.“Ne po evidentojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij, për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë interesat, infrastrukturën ose shërbimet e SHBA-së ose të aleatëve tanë”, shkruan Bliken në Twitter.Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë si dhe ministrit Mahmoud Alavi, duke i akuzuar për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë. Në njoftim ngre akuza për këtë Ministri të Iranit edhe për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Kategoritë
LajmeRajoni