SHBA, shoferi i garave rally Ken Block humb jetën në moshën 55-vjeçare

Ken Block humbi jetën në një aksident tragjik me motor dëbore në qarkun Wasatch, Utah

Shoferi amerikan i garave rally, Ken Block, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare si pasojë e një aksidenti me një motor dëbore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur në qarkun Wasatch, në shtetin amerikan të Utah, raportojnë mediat amerikane.

“Me pikëllim të madh konfirmojmë se Ken Block ka ndërruar jetë në një aksident me motor dëbore. Ken ishte një vizionar, një pionier dhe një ikonë. Mbi të gjitha, ai ishte një baba dhe një bashkëshort. Do të na mungojë shumë”, njoftoi Klubi Hoonigan, themelues i të cilit ishte Block.

Block ishte i dyti në Kampionatin Amerikan të Rally në vitet 2006, 2008 dhe 2013, dhe gjithashtu garoi në Kampionatin Botëror Rally dhe Rallycross.

Kategoritë
BotaLajmeSport