SHBA, tejkalon 627 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i rasteve ka tejkaluar 37 milionë e 616 mijë ndërsa numri i viktimave ka arritur në 627.862

Në SHBA ka tejkaluar 627 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 37 milionë e 616 mijë ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 627.862.

Me mbi 4 milionë e 214 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 milionë e 442 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 71 mijë.

Po ashtu me 65.021 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me mbi 55 mijë vdekje dhe New Yorku me 53.794 vdekje.

Në SHBA, 72 për qind e popullatës së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 72 për qind e popullatës së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në vend, mbi 200 milionë e 421 mijë persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 169 milionë 998 mijë të tjerë dozën e dytë.

Kategoritë
BotaLajme