SHBA thirrje regjimit të Asadit të japë llogari në vitin e 8-të të sulmit me armë kimike në Guta

SHBA-ja i bëri thirrje regjimit të Asadit të japë llogari në vitin e 8-të të sulmit të tij me armë kimike në rajonin e Gutës Lindore të Sirisë i cili ka shkaktuar vdekjen e mbi 1.400 civilëve

SHBA-ja i bëri thirrje regjimit të Asadit të japë llogari në vitin e 8-të të sulmit të tij me armë kimike në rajonin e Gutës Lindore të Sirisë i cili ka shkaktuar vdekjen e mbi 1.400 civilëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me rastin e 8 vjetorit të sulmit tha se “Regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike të paktën 50 herë kundër popullit të Sirisë që nga fillimi i luftës”.

Price përsëriti thirrjen ndaj regjimit që të deklarojë dhe të shkatërrojë armët e tij kimike në kuadër të përgjegjësive ndërkombëtare. Ai theksoi se SHBA-ja dënon në mënyrën më të fuqishme përdorimin e armëve kimike.

Pasi bëri të ditur se nuk bëhet fjalë që të mbesin pa ndëshkim ata që përdorin armë kimike, zëdhënësi Price theksoi se regjimi duhet të japë llogari edhe për sulmet kimike edhe për shkak të krimeve të luftës që ka kryer.

Kategoritë
BotaLajme