Ukraina ka pranuar propozimin e SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor, dhe Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin pauzën në ofrimin e ndihmës ushtarake për Kievin.
Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të heqin kufizimet mbi ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e të dhënave të inteligjencës, thuhet në deklaratën e përbashkët pas bisedimeve në Arabinë Saudite.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Pas takimeve në Xheda, qytet në Detin e Kuq, të dyja palët gjithashtu u pajtuan që “sa më shpejt të jetë e mundur” të finalizojnë një marrëveshje për mineralet strategjike të Ukrainës.