Të paktën 29 njerëz kanë humbur jetën nga flakët që shpërthyen më 7 janar
Zjarret vdekjeprurëse Eaton dhe Palisades në Kaliforninë Jugore, të cilat dogjën mijëra hektarë dhe shkaktuan shkatërrim të gjerë, janë vënë plotësisht nën kontroll pas 24 ditësh, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Zjarret, të cilat shpërthyen më 7 janar, u nxitën nga kushtet ekstreme të thatësirës dhe erërave të fuqishme.
Zjarri Palisades u ndez në rajonin Pacific Palisades, në lindje të Malibusë, dhe u përhap me shpejtësi, ndërsa zjarri Eaton shpërtheu në ultësirat e Pyllit Kombëtar Angeles përpara se të lëvizte në Altadena.
Të paktën 29 njerëz kanë humbur jetën nga flakët, me 17 vdekje të lidhura me zjarrin Eaton dhe 12 me zjarrin Palisades, ka thënë Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Angelesit, sipas NBC News.
Zyrtarët janë ende duke hetuar shkaqet e zjarreve.
Një stuhi në fillim të kësaj jave solli reshjet e para të konsiderueshme ndër muaj, duke ndihmuar zjarrfikësit të frenojnë zjarret.
“Rreshjet e shiut në gjithë Kaliforninë Jugore kanë reduktuar në masë të madhe potencialin aktual të zjarrit”, citohet të ketë thënë shefi i zjarrfikësve në Kaliforni, Joe Tyler.