Shefi i kabintetit të Presidencës: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi

Blerim Vela, shef i stafit të Presidencës, ka thënë se Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale për të krijuar barrikadat në veri të Kosovës.

Përmes një cicërime në Twitter, Vela tha se disa ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë dhënë dorëheqje në nëntor të këtij viti, janë duke krijuar barrikadat.

“Pjesëtarë të së ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ (Mbrojtja Civile) dhe disa ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë dhënë dorëheqje në nëntor të këtij viti, janë duke krijuar barrikadat”, ka thënë Vela.

Sipas tij, Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi.

Kategoritë
LajmeVendi