Shefi i komunikimit në presidencën turke: NATO duhet të fokusohet në përcaktimin e armiqve të përbashkët

“Kërcënimet e sotme globale janë shumë më komplekse. Është e një rëndësie të madhe që NATO të jetë në gjendje të rrisë solidaritetin dhe kohezionin duke marra parasysh shqetësimet e sigurisë së vendeve anëtare të saj”, tha Altun

Kreu për media dhe komunikime i Presidencës së Türkiye-s (Turqia), Fahrettin Altun, ka deklaruar se NATO duhet të fokusohet në përcaktimin e armiqve të përbashkët, si dhe kërkoi nga aleanca e sigurisë të tregojë të njëjtin sinqeritet ndaj shqetësimeve të sigurisë të çdo vendi anëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kërcënimet e sotme globale janë shumë më komplekse. Është e një rëndësie të madhe që NATO të jetë në gjendje të rrisë solidaritetin dhe kohezionin duke marra parasysh shqetësimet e sigurisë së vendeve anëtare të saj”, tha Altun në një panel diskutimi të mbajtur në Ankara të titulluar ‘NATO në shekullin e 21-të: Sfidat, partneriteti dhe zgjerimi.

Sipas tij, “rëndësia e pandashmërisë së sigurisë brenda aleancës duhet kuptuar qartë dhe në këtë drejtim duhet bërë një luftë e përbashkët kundër terrorizmit”.

Duke komentuar ofertat e Suedisë dhe Finlandës për NATO-n, Altun tha se pranimi i tyre mund të jetë një kërcënim për të ardhmen e bllokut nëse nuk marrin “një pozicion të qartë në luftën kundër terrorizmit”.

Altun theksoi se nuk do të diskutohet nëse ato vende nuk marrin një “pozicion mjaftueshëm të vendosur ndaj organizatës terroriste”, duke iu referuar PKK-së terroriste.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Suedia, së bashku me Finlandën, aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO më 18 maj, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.

Por Türkiye, një anëtare e kahershme e aleancës, ka shprehur kundërshtime ndaj ofertave të tyre për anëtarësim, duke kritikuar dy vendet për tolerimin dhe madje edhe për mbështetjen e grupeve terroriste si PKK dhe FETO, e cila ishte pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016 në Türkiye. Pranimi si vend anëtar i NATO-s kërkon miratimin unanim të të 30 vendeve anëtare të aleancës.

Altun tha se qëndrimi i Türkiye-s në lidhje me zgjerimin e NATO-s lidhet si me të ardhmen e bllokut në parim, ashtu edhe me ndjeshmërinë e sigurisë së vendit, duke shtuar se “vendi ynë tradicionalisht ka mbështetur zgjerimin e NATO-s”.

Kategoritë
BotaLajme