Shefi i mbrojtjes izraelite: Ushtria ka nevojë për 10 mijë ushtarë “menjëherë”

Shefi i mbrojtjes izraelite tha se ushtria mund të rekrutojë 4.800 ushtarë nga meshkujt ultra-ortodoksë

Ministria izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka deklaruar se ushtria izraelite ka nevojë për 10 mijë ushtarë të tjerë “menjëherë” në mes të luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Ushtria ka nevojë për 10 mijë ushtarë të tjerë menjëherë”, tha Gallant në një deklaratë të transmetuar nga Radioja e Ushtrisë gjatë një seance të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në parlamentin izraelit.

Shefi i mbrojtjes izraelite tha se ushtria mund të rekrutojë 4.800 ushtarë nga meshkujt ultra-ortodoksë.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi njëzëri se hebrenjtë ultra-ortodoksë duhet t’i nënshtrohen urdhrit ushtarak, pas dekadash përjashtimi nga shërbimi ushtarak.

Duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me kundërshtimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas.

Të paktën 37.900 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 87 mijë të tjerë janë plagosur. Mbi tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë kthyer në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Kategoritë
BotaLajme