Shefi i mbrojtjes turke diskuton për dërgesat e drithit me ministrat ukrainas

Në një deklaratë nga ministria thuhet se në bisedën telefonike me Akar, Reznikov dhe Kubrakov u shkëmbyen pikëpamjet rreth situatës së fundit të arritur në çështjen e dërgesave të drithit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s, Hulusi Akar zhvilloi bisedë telefonike me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov dhe atë të Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se në bisedën telefonike me Akar, Reznikov dhe Kubrakov u shkëmbyen pikëpamjet rreth situatës së fundit të arritur në çështjen e dërgesave të drithit.

“Në bisedën mes ministrave të nderuar u shpreh kënaqësia për vazhdimin e vrullit të siguruar në çështjen e dërgesave të drithit, bashkëpunimin në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit dhe punimet e ndërmarra brenda koordinimit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Kategoritë
BotaLajme