Shefi i OKB: Vendimi i Izraelit për të ndaluar UNRWA-n do të ketë pasoja shkatërruese

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dënuar vendimin e Izraelit për të miratuar ligjin që ndalon agjencinë e ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, të veprojë në vend.

Në një postim në X, ai tha se UNRWA, e cila ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera bazë për miliona refugjatë palestinezë në të gjithë rajonin, ka qenë një “lijë shpëtimi i pazëvendësueshëm” për palestinezët në Gaza për 70 vitet e fundit.

Shefi i OBSH tha se vendimi i parlamentit izraelit për të ndaluar UNRWA ishte “i patolerueshëm” dhe do të ketë “pasoja shkatërruese”.

Kategoritë
BotaLajme