Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes priti në takim homologun e tij nga Kosova

Gjenerali Gürak priti gjenerallejtënant Jasharin, i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Türkiye me ftesën e homologut të tij, me një ceremoni zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Türkiyes, gjenerali Metin Gürak ka pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raporton Anadolu.

Gjenerali Gürak priti gjenerallejtënant Jasharin, i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Türkiye me ftesën e homologut të tij, me një ceremoni zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm.

Pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, gjenerallejtënant Jashari ka përshëndetur Gardën e Nderit.

Pas ceremonisë, Gürak dhe Jashari mbajtën një takim me dyer të mbyllura për mediat.

Kategoritë
BotaLajmeVendi