Sheholli: Sindikatat në botë kanë rrëzuar Qeveri, madje kanë ndërruar mentalitetin shoqëror

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, ndaj sindikatave në Kosovë po shihen si të gabuara nga njohësi i çështjeve politike në vend Fatmir Sheholli, raporton Ekonomia Online.

Sheholli thotë se kjo qasje e Kurtit është e gabuar, teksa shton se sindikatat në botë jo vetëm që kanë rrëzuar Qeveri, por edhe kanë ndërruar mentalitetin shoqëror.

Sheholli ka kërkuar që shefi i Qeverisë të bashkëpunojnë me sindikatat për kërkesat që këto të fundit i kanë.

“Kryeministri Kurti duhet të gjejë bashkëpunimi me sindikatat, nëse sindikatave iu qesim gishtin në sy, dhe u themi ju keni bërë marrëveshje dikur me PAN-in, kjo i bjen që tash pasi që keni bërë me ta, atëherë duhet të bëni edhe me mua, prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë aspekt. Nuk po besoj se zotri Kurti po kërkon të bëhen me të, por kjo formë e komunikimit me Sindikatat na lë për të dyshuar se çka po kërkohet në këtë aspekt. Duhet përkujtoj se sindikatat në botën e civilizuar kanë dit jo vetëm të rrënojnë qeveritë por kanë ditur të ndërrojnë mentalitetin shoqëror në shumë shtete, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, dhe me mundësitë që i ka shteti t’u dal në pah ato kërkesa të cilat ata i kanë, e jo të politizohet kjo çështje”, tha ai.

Drejtuesi i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se politikanët në Kosovë nuk duhet të merren me sindikata, por që i kërkon kryeministrit të dialogoj për kërkesat që i kanë parashtruar sindikatat tash e sa kohë.

“Unë konsideroj se Kurti dhe jo vetëm ai, edhe ministrat edhe kryetarët e partive opozitare, nuk duhet të përzihen në këtë çështje. Meqë Kurti është kryeministër i Kosovës, atij i takon që të bashkëpunojë dhe të dialogojë me ta, dhe jo të merremi me deklarata se kur dhe kush ka bërë marrëveshje me dikend, dhe a u rrah dikush, por të gjendet zgjidhja për punëtorët të cilat janë të angazhuar në këto sindikata, prandaj në këtë koncept duhet të gjendet kjo çështje”, tha ai.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme