Sheiku arab i blen gruas një ishull, për të bërë plazh me bikini

Një biznesmen i famshëm në Dubai raportohet të ketë blerë një ishull privat për më shumë se 50 milionë euro për motivin e vetëm që bashkëshortja e tij të ketë mundësi të bëjë plazh me bikini pa e parë askush tjetër.

Lajmin në rrjetet sociale e publikoi vetë 26 vjeçarja Soudi Al Nadak, bashkëshortja e biznesmenit Jamal Al Nadak, e cila njihet për stilin e ekzagjeruar të jetesës.

Soudi shkroi për ndjekësit e saj në Instagram, se tashmë Jamal ka blerë një ishull në Azi, pasi ajo kishte shprehur dëshirën që të dilte me bikini.

“Doja të dilja me bikini kështu që burri milioner më bleu një ishull. Për arsye privatësie nuk po publikojmë vendndodhjen e saktë, por është në Azi dhe kushtoi 50 milionë”, shkroi ajo,

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme