Shembet ura e drurit në Norvegji, shpëtohen shoferët e kamionit – publikohen pamjet e këtij momenti

Shoferët e kamionëve dhe veturave janë shpëtuar me ndihmën e helikopterit, pasi që është shembur ura e drurit në Norvegji nëpër të cilën po kalonin.

Vetura të shumta përfunduan në lumë, por kamioni mbeti në një pjesë të urës që qëndroi mbi ujë pavarësisht se u shemb.

Që të dy shoferët janë shpëtuar pa pësuar as lëndimin më të vogël, transmeton Telegrafi.

Fjala është për urën e ndërtuar në vitin 2012 dhe që ishte 148 metra e gjatë, kurse inspektimi i urës ishte kryer në vitin 2021.

Administrata norvegjeze për rrugët publike, ka kërkuar një hetim të pavarur sa i përket shembjes së urës.

Kategoritë
BotaLajme