Shëndeti i Peles po përmirësohet, spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo njoftoi lajme pozitive

Shëndeti i legjendës së futbollit brazilian Pele është duke u përmirësuar, por ende nuk ka asnjë parashikim se kur mund të lirohet nga spitali, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në fund të muajit të kaluar, Pele u shtrua në spitalin “Albert Einstein”, pas së cilës u transferua në repartin e kujdesit paliativ, ku iu lehtësuan dhimbjet dhe iu lehtësua frymëmarrja.

Ai ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë që nga shtatori i vitit 2021 dhe po trajtohet edhe për infeksionin e sipërpërmendur respirator që u diagnostikua pas shtrimit të tij në spital. Megjithatë, lajme pozitive për shëndetin e tij vijnë nga spitali.

“Pacienti vazhdon të tregojë përmirësim të gjendjes së tij klinike, veçanërisht në infeksionin respirator. Ai është i vetëdijshëm dhe me shenja vitale të qëndrueshme”, shkruan në një deklaratë stafi mjekësor i spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo.

Braziliani legjendar fitoi tre tituj kampion bote me kombëtaren në vitet 1958, 1962 dhe 1970.
Pele ka qenë në një karrige me rrota që nga viti 2012, sepse ai pati një operacion të pasuksesshëm të zëvendësimit të ijeve.

Kategoritë
Sport