Shënoi dy gola në derbi, Zhegrova me notën më të lartë

Lille u rikthye sonte te fitorja në Ligue 1, duke triumfuar në derbin ndaj rivalit lokal, Lens.

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca fitoi në shtëpi me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi javës së 27-të në Ligue 1.

Padyshim se më meritori në këtë fitore ishte Edon Zhegrova, i cili shënoi të dy golat e fitores.

Ylli kosovar luajti për 77 minuta dhe u vlerësua si më i miri i ndeshjes.

Ai mori notën 8.2 nga faqja e specializuar e vlerësimeve, “SofaScore”.

Kategoritë
Sport