“Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.
Vetëm një gol i Ferran Torres, në minutën e 13’-të të sfidës kanë mjaftuar që “Iberikët” të sigurojnë fitoren, me “Kuqezinjtë” e teknikut Sylvinho, që nuk arritën dot të përmbysin rezultatin duke e mbyllur në mënyrë më të keqe të mundshme aventurën në Gjermani, pavarësisht se porta spanjolle u kërcënua disa herë nga Asllani e Armando Broja.
Mirëpo, pavarësisht këtyre perfomanca, çmimi për lojtarin e ndeshjes nuk erdhi mes “Legjionarëve” tanë, por në krahun tjetër të fushës, me specialistët e UEFA, që mesa duket janë mahnitur më shumë nga loja e sulmuesit spanjoll, Ferran Torres, i cili ishte padyshim protagonist absolut në fitoren e djemve të De la Fuente.