‘‘Shërbim jetik për foshnjat e porsalindura’’ – ShSKUK: Fillon Shërbimi i Transportit Neonatal në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), respektivisht Klinika e Neonatologjisë, ka bërë përgatitjet për fillimin e Shërbimit të Transportit Neonatal.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky është një shërbim jetik për foshnjat e porsalindura që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe të menjëhershëm mjekësor.

ostimi i plotë:

Fillon Shërbimi i Transportit Neonatal në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), respektivisht Klinika e Neonatologjisë, ka bërë përgatitjet për fillimin e Shërbimit të Transportit Neonatal, një shërbim jetik për foshnjat e porsalindura që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe të menjëhershëm mjekësor.

Ud – drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari , së bashku me dr. Ardian Shefkiun, kanë parë nga afër përgatitjet e fundit që po realizohen nga stafi shëndetësor.

Përkushtimi i tyre është për t’u vlerësuar, duke dëshmuar angazhimin maksimal për të garantuar suksesin e këtij shërbimi.

Për t’iu përgjigjur nevojave të transportit neonatal, është organizuar dhe realizuar një trajnim i veçantë për stafin shëndetësor, për të siguruar një transport të sigurt dhe efikas për foshnjat në gjendje kritike.

Me këto përgatitje të avancuara dhe angazhimin e lartë të ekipit shëndetësor, pritet që shërbimi i transportit neonatal të nisë nesër nga Klinika e Neonatologjisë, ku do të bëhët transporti për rastet e paracaktuara nga Spitalet rajonale.

Ky hap përbën një arritje të rëndësishme për sistemin shëndetësor në Kosovë, duke rritur cilësinë e kujdesit për pacientët më të vegjël dhe më të ndjeshëm.

QKUK mbetet e përkushtuar për të avancuar dhe zgjeruar shërbimet shëndetësore, duke u kujdesur për të gjitha kategoritë e pacientëve në mënyrë profesionale dhe me përkushtim të plotë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi