Sheshelj foli për akuzat e Vuçiqit se “mbi Sarajevë nuk mbante pushkë por çadër”

Duke folur si i ftuar në emisionin “Cirilica” në një televizion të Beogradit të kontrolluar nga strukturat qeverisëse në Serbi, presidenti i atij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë rrethimit të Sarajevës “nuk ka mbajtur pushkë por ombrellë”.

Gjegjësisht, ekziston një video nga viti 1995 gjatë rrethimit të Sarajevës, në të cilën përveç ushtarëve gjenden edhe Vojislav Sheshelj dhe Aleksandar Vuçiq.
Në videon e përmendur shihet Shesheli duke përshëndetur ushtarët, ndërsa Vuçiq fshihet nga korniza.

Vojislav Sheshelj, kryetari i Partisë Radikale Serbe, anëtar i së cilës ishte Vuçiq, veçanërisht gjatë luftërave të viteve ’90, fillimisht i tha Danasit se nuk i kujtohet se për cilën video bëhet fjalë. Mirëpo, kur iu sqarua në emision ai tha se nuk ishte pushkë.

“Ai (Aleksandar Vuçiq) nuk ka mbajtur kurrë armë kur ka shkuar me mua dhe ka shkuar shumë herë”, ka theksuar Sheshel.

Përveç pushkës apo çadrës, Vuçiqin e ka “sëmurur” edhe gjoja fotomontazh, në të cilin ia kanë vënë sërish në duar arkën e birrës që ia bartte Sheshelj dhe Tomislav Nikoliq.

“Po gënjej. Nuk i kam sjellë birrë Sheshelit sepse Sheshel nuk pi birrë”, tha presidenti serb.

Kategoritë
LajmeRajoni