Shfaqet një re magjepsëse thjerrëzore në qytetin Bursa të Turqisë

Qielli mbi qytetin turk Bursa mëngjesin e sotëm dukej surreal me një pamje unike pas shfaqjes të një reje të bardhë thjerrëzore, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Retë thjerrëzore janë një fenomen i rrallë natyror që formohen pranë maleve apo kodrave kur ajri është i qëndrueshëm dhe i lagësht.

Retë thjerrëzore më shpesh shfaqen në dimër, por ato mund të vërehen edhe në periudha të tjera të vitit.

 

 

Këto re të pazakonta shpesh kujtojnë anije kozmike, disqe fluturuese dhe skena të tjera nga filmat për alienët.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme