Shfaqi planin e tij për ta ulur çmimet e naftës pas një dite u gjet i vdekur

Mohammed Sanusi Barkindo, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare.

Mele Kyari, Drejtor Menaxhues i Kompanisë Kombëtare të Naftës Nigeriane, bëri të ditur lajmin për vdekjen e dyshimtë gjatë ditëve të krizës së naftës.

Kyari njoftoi se Mohammed Sanesi Barkindo, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), ka ndërruar jetë.Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së sekretarit nigerian 63-vjeçar, i cili mësohet se ka bërë përpjekje serioze për të ulur çmimin e naftës.Duke folur në konferencën e energjisë në kryeqytetin nigerian një ditë para vdekjes së tij, Barkindo iu referua tkurrjes së prodhimit të naftës për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.

“Megjithatë, ne mund të rrisim kapacitetin nëse nafta e prodhuar nga Republika Islamike e Iranit dhe Venezuela lejohet të lëshohet përsëri”, tha Barkindo në fjalimin e tij./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme