Mesut Özil, ish-futbollist i Realit të Madridit dhe Arsenalit (për të përmendur më kryesoret), tashmë 35 vjeç, i ka bërë një transformim radikal fizikut të tij nën mbikëqyrjen e trajnerit personal, Alper Aksaç.
“A është gati të bashkohet me WWE?”, “Özil dëshiron të ndeshet me Anthony Joshua”, “Mesut Özil është duke punuar për një fizik gati për plazh”, “Çfarë po bën Mesut Özil? Nuk ka ditë pushimi” apo “Me sa duket, Mesut Özil po përpiqet të bashkohet me ushtrinë turke”…, janë vetëm disa nga komentet që përdoruesit e internetit ia kushtuan videos së Mesut Özilit, duke treguar bicepsin dhe tricepsin teksa stërvitej me pesha 50 kilogramë dhe me jelek të rëndë.
Së fundmi, edhe Cristiano Ronaldo e ka uruar Özilin për transformimin e tij fizik: “Vëlla, nuk është keq”.
Mesut Özil, i cili u tërhoq nga futbolli në mars 2023 në moshën 34-vjeçare, pasi luajti për skuadra të tilla si Schalke 04, Werder Bremen, Arsenal, Fenerbahçe dhe Basaksehir, nuk heziton të ndajë seancat e tij stërvitore, duke ekspozuar masën muskulore.