Shikoni sesi brazilianët ngrenë atmosferën në dhomat e zhveshjes para ndeshjes me Serbinë (Video)

SIPAS basteshkruesve dhe fansave të shumtë në mbarë botën, kombëtarja braziliane është kandidatja kryesore për titullin kampion bote. Seleçao mbërriti në Katar nën drejtimin e trajnerit Tite në një formacion vërtet të frikshëm dhe ndeshja e parë e pret të enjten e 24 nëntorit kundër Serbisë.

Serbët nën drejtimin e Piksij Stojkoviqit luajnë futboll shumë tërheqës dhe të orientuar drejt sulmit, por është e pamohueshme që pesë herë kampionët e botës janë favoritët e mëdhenj në ndeshjen e turit të parë të Grupit G. Brazilianët sollën me vete një numër të madh instrumentesh muzikore, kryesisht daulle dhe pak ditë para ndeshjes u shfaq një video nga dhoma e tyre e zhveshjes.

Në rolin e kameramanit ishte portieri rezervist Ederson, ndërsa me “orkestrën” drejtonte mesfushori i West Ham, Lucas Paqueta. Brazilianët padyshim që ndeshjen me Serbinë do ta presin në një atmosferë shumë të mirë, ndërsa më vonë do të kenë përplasje me zviceranët dhe kamerunasit.

Kategoritë
Sport