Shikoni sesi një skuter elektrik mori flakë dhe shpërtheu në një shtëpi në Londër

Një pronar shtëpie në Londër thotë se është me fat që është gjallë pasi shtëpia e tij ka marrë flakë për shkak të një skuteri elektrik.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës (LFB) tha se mori një telefonatë nga një shtëpi në Harlesden, Brent, në fundjavë për një zjarr të shkaktuar nga një skuter elektrik.

Skuteri mori flakë teksa po karikohej në kuzhinë dhe më pas shpërtheu.

Pronari ishte në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit dhe pretendon se është “mirënjohës që është gjallë” pas një ngjarje kaq të rëndë.

Sipas të dhënave të LFB-së, 48 biçikleta elektrike dhe 12 skuter elektrikë kanë marrë flakë në Londër këtë vit.

Kategoritë
BotaLajme