Shiritat e dorës të përdorura gjatë gjyqit Johnny Depp-Amber Heard po shiten me çmime ‘të kripura’ në Internet

Njerëzit ende po kërkojnë të marrin pjesë në gjyqin Johnny Depp- Amber Heard që tashmë ka përfunduar.

Shiritat e dorës nga gjykata e Fairfax, Virxhinia, të cilat u shitën për të marrë pjesë në gjyq, tani po shiten në ankand në Internet në shuma të mëdha. Shitësit në e-Bay po e lënë publikun të oferojë dhe të blejë shiritat e tyre me etiketat e çmimeve me tre dhe katër shifra. Një shirit portokalli do të kushtojë 500 dollarë, ndërsa një blu do të shitet për gati 5000 dollarë.

Përshkrimi për byzylykun portokalli thotë: “Ky është një shirit dore që është përdorur për të hyrë në një nga ditët e fundit të gjyqit të Johnny Depp të enjten, 26 maj 2022. Është numri 77 për numrin 77 në radhë për të hyrë në sallën e gjyqit. Ky shirit dore është i paçmuar në atë që gjyqi është një pjesë e historisë së kulturës pop. Unë jam i gatshëm të negocioj.”
Shiriti blu është nga 23 maji dhe ishte nga dita e parë e javës së fundit të gjyqit dhe nga “një prej ditëve më të ngarkuara”, sipas përmbledhjes së produktit. “Unë isha atje dhe ju po e merrni këtë nga një burim i verifikuar,” shkruhet aty. Ai i dha përdoruesit akses të plotë në sallën e gjyqit dhe “është një pjesë e historisë së kulturës së të famshmëve. Rripat e dorës nuk janë të zbukuruar ose të bërë posaçërisht, ato janë shiritat tipikë prej letre që shihni në ngjarje të tilla.

Heard dhe Depp u përfshinë në një gjyq për shpifje me aktorin e “Pirates of the Caribbean” që paditi aktoren për 50 milionë dollarë mbi akuzat për abuzim në një shkrim të ‘Washington Post’ të vitit 2018 që ajo shkroi. Heard kundërshtoi ish-in e saj me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Gjykata vendosi që Johnny Depp duhet të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga Amber Heard – 10 milionë dollarë për dëmet kompesuese (që synojnë të kompensojnë palën e dëmtuar, pra Depp) dhe 5 milionë dollarë për dëmet ndëshkuese (që jepen për të ndëshkuar një keqbërës, pra Heard).

Në ditët pas vendimit shumëmilionësh, është raportuar se Heard nuk mund të paguajë gjykimin e rëndë për shkak të kostove ligjore në rritje dhe shpenzimeve të supozuara. Pasi u lexua përfundimi, Heard bëri një deklaratë për ‘The Post’, duke thënë se ishte “e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”.

“Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – të flisja lirshëm dhe hapur”, shtoi Heard.

Depp u shfaq “i përulur” tkesa vuri në dukje në deklaratën e tij zyrtare se ai ishte i pushtuar nga dashuria, mbështetja dhe mirësia kolosale nga e gjithë bota. Ai vazhdoi, “Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave, të cilat shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje, megjithëse nuk u vërtetua asnjë akuzë kundër meje.

 

Kategoritë
BotaLajme