Shitet kompleksi luksoz i apartamenteve të Ivana Trump që është i “mbuluar” me ar

Kompleksi luksoz i apartamenteve të Ivana Trump në Nju Jork, i cili është i “mbuluar” me ar, shitet për 26.5 milionë dollarë.

Ajo e bleu atë në vitin 1992, pas divorcit nga Donald Trump. Kompleksi rezidencial ka gjashtë kate. Është bërë në vitin 1879.

“Mamasë sime i pëlqente absolutisht të jetonte këtu,” tha djali i saj Eric.

Këtu ka deri në 17 dhoma, nga të cilat pesë janë dhoma gjumi dhe pesë janë banjo. Çdo dhomë është e dekoruar me ar. Në librin “Raising Trump”, të cilin e botoi në vitin 2017, Ivana e përshkruan dhomën e ndenjes si “një vend ku Louis XVI do të jetonte nëse do të kishte para”.

Duke qenë se ky kompleks është mjaft i vjetër, agjentët e shitjeve deklaruan në një intervistë për New York Post se blerësi me siguri do të rinovojë gjithçka, por se Ivana nuk kishte dëshirë ta bënte këtë pasi i pëlqente kitsch-i.

Për kujtim, Ivana vdiq në korrik të këtij viti nga plagët e marra nga rrëzimi nga shkallët.

Kategoritë
BotaLajme