Shiu kthen rrugët në “lumenj”, italiani shkon të votojë me kanoe

Italianët u janë drejtuar sot kutive të votimit. Megjithatë, jo për të gjithë ka qenë proces i lehtë. Siç raportojnë mediat në vend, ishulli Ischia i zgjua sot me rrugë të përmbytura për shkak të motit të keq.

Por edhe pse rrugët u kthyen në lumenj pati edhe nga ata që nuk hoqën dorë nga ushtrimi i të drejtës së tyre. Një burrë është parë teksa kalonte rrugën Corso di Lacco Ameno me kanoe.

“Ndodh gjithandej, do të votoj me kanoe,” shkroi në postimin në Facebook banori i ishullit i cili u “bombardua” me foto nga kalimtarët teksa përpiqej të arrinte në destinacion.

Kategoritë
BotaLajme