Shkalla e inflacionit në Gjermani arrin nivelin më të lartë në pothuajse 30 vite

Rritja prej 22,1 për qind në produktet energjetike ishte dukshëm më e lartë se inflacioni i përgjithshëm

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, Destatis, tha se shkalla e inflacionit vjetor në Gjermani ishte 5,2 për qind në muajin nëntor, më e larta që nga muaji qershor i vitit 1992, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shkalla e inflacionit është rritur për të gjashtën herë me radhë dhe në muajin nëntor arriti nivelin më të lartë të regjistruar në vitin 2021 deri më tani”, tha në një deklaratë Georg Thiel, presidenti i Destatis-it.

Nga Destatis thonë se arsyeja kryesore për shkallën e lartë të inflacionit përfshijnë efektet bazë për shkak të çmimeve të ulëta në vitin 2020, pengesave në dërgimin e mallrave dhe rritjet e çmimeve në fazat e sipërme të procesit ekonomik.

Gjithashtu theksohet se rritja prej 22,1 për qind në produktet energjetike ishte dukshëm më e lartë se inflacioni i përgjithshëm.

Kategoritë
BotaLajme