Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, 56 të arrestuar. Sekuestrohen 226 mijë euro dhe 1,2 ton farë marijuane

Autoritetet e Spanjës kanë shkatërruar një grup të trafikut të drogës në Katalojnë, ku në pranga kanë rënë 56 persona, me kombësi shqiptare.

Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 19 deri në 58 vjeç. Mësohet se ata kishin marrë pronat e të tjerëve dhe i kishin kthyer në ‘shtëpi bari’.

Gjatë kontrolleve, policia rajonale sekuestroi 1250 kilogramë sytha marijuanë, 22 600 bimë dhe mbi 22, 5765 euro para në dorë , një pistoletë, një revole me fishekë të vërtetë, një pistoletë me ajër të ngjeshur dhe armë të ndryshme me tehe.

Pasi të çmontohen plantacionet, pronat e pushtuara do t’u kthehen pronarëve të tyre legjitimë, megjithëse shumë prej tyre kanë pësuar dëme të konsiderueshme që kur organizata modifikoi strukturën e saj për ta përshtatur atë me nevojat e aktivitetit të paligjshëm.

Operacioni për shkatërrimin e bandës së trafikut të drogës nisi që në vitin 2021, por u finalizua më 24 maj të 2022, ndërkohë që lajmi është bërë publik sot.

Hetimet

Hetimi filloi në maj 2021, kur policia rajonale mori një ankesë anonime  për një plantacion të mundshëm marijuanë në një magazinë industriale në  Sant Vicenç de Castellet , në rajonin Bages. Kur agjentët çmontuan, me urdhër gjyqësor, këtë kultivim, ata zbuluan se kishte dhe platacione të tjera.

Duke ndjekur gjurmët e këtyre objekteve, agjentët lokalizuan 4 plantacione marijuana. Të gjithë energjinë elektrike në të 4 platacionet e kishte bërë një një elektricist , një nga personat që ishte pjesë e organizatës kriminale.

Kategoritë
LajmeRajoni