Shkatërrohet banda që do të furnizonte Evropën me 2.3 tonë kokainë, shqiptari “koka” e grupit kriminal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë peruane, pasi akuz9het se ka drejtuar bashkë me një italian rrjetin ndërkombëtar të drogës, që po përgatitej të furnizonte Evropën me mbi 2.3 tonë kokainë.

Shqiptari është identifikuar me emrin Kadri Cjoci, ndërsa italiani tjetër që ishte në krye të bandës quhet Pasquale Bifulco.

Në operacionin për çmontimin e bandës ndërkombëtare të drogës u arrestuan në total katër persona, midis tyre dhe dy kokat e mëdha të lartpërmendura.

U arrestuan gjithashtu peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç , të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Banda kriminale aktivizohej në fushën e prodhimit, ruajtjes dhe transportit të ngarkesave të mëdha që kishin destinacion vendet e Evropës, siç është Gjermania dhe Italia./abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme