Shkëmbi ndahet në dysh dhe ngec në shtëpinë e të moshuarës, evakuohet një fshat i tërë në Turqi

Një fshat i tërë në provincën jugore Adiyaman në Turqi u evakuua pasi një shkëmb i madh u nda në gjysmë kur tërmeti goditi zonën. Adiyaman është një nga tre provincat më të prekura nga një prej tërmeteve më të rënda në historinë moderne të Turqisë që goditi vendin javën e kaluar.

Lëkundjet bënë që shkëmbi të ndahej në dy pjesë në fshatin malor. Ditën e djeshme ndodhi një tjetër ndarje, duke bërë që një pjesë e shkëmbit të mbështetej në mënyrë të rrezikshme në shtëpinë ku jetonte një grua 80-vjeçare me djalin e saj 37-vjeçar.

Në ditën e nëntë të tërmetit, pati një tjetër zhurmë të një shpërthimi të madh. Një pjesë e shkëmbit u përmbys drejt shtëpisë sonë. Pjesa tjetër u rrëzua drejt shtëpive të tjera, por u var në një pozicion të qëndrueshëm. Pritja jonë fillestare nga shteti është që të dërgojmë dikë që të thyejë këtë shkëmb për të garantuar sigurinë e shtëpive tona“, tha Aziz Ozakazanc, banor i zonës.

Sipas Ozakazanc, njerëzit u evakuuan dhe tani jetojnë në tenda në fshat.

Kategoritë
BotaLajme