Shkoi për të ndihmuar në aksident trafiku – vetura e godet për vdekje shqiptarin në Zvicër

Shqiptari nga Kosova, Jetmir Morina, ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Zvicër.

Siç raporton mediumi zviceran, Jetimiri në Winterthur kishte telefonuar nënën e tij, duke i thënë se kishte ndodhur një aksident dhe donte të shkonte në ndihmë.

Pas arritjes në vendin e aksidentit në autostradën e Cyrihut, ishte goditur nga një veturë e cila kishte humbur kontrollin, për shkak të motit me shi.

“30-vjeçari është hedhur mbi parmakë në rrugën kryesore poshtë dhe është përplasur nga një makinë tjetër”, ka thënë policia.

Pas aksidentit, Jetmiri është dërguar menjëherë në spital, duke iu nënshtruar operimit, por që nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Vëllai i Jetmirit, Besarti, po atë mbrëmje ishte njoftuar nga vëllezërit e kunatës së tij për aksidentin.

“Më ra telefoni. Isha në shok, thjesht nuk doja ta besoja. Ai gjithmonë ka ndihmuar të tjerët”, tha ai për Blick.

Jetmir Morina kishte mbaruar studimet për stomatologji, dhe rreth 6 vjet më parë ishte transferuar në Zvicër, pasi ishte martuar atje.

Jetmirin e përshkruajnë si bashkëshort e baba të mirë.

Ai ka lënë pas gruan dhe tri vajza, 5, 3 dhe 1 vjeç.

Kategoritë
LajmeVendi