Shkolla Fillore ”Emin Duraku” në Prizren feston 28 Nëntorin me program kulturor-artistik

Atmosfera festive vërehej që nga dekori jo i zakonshëm i shkollës me balona dy ngjyrësh, fije zbukuruese dhe falmurin shqipëtar

Në prag të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shkolla fillore “Emin Duraku” në Prizren si shumë shkolla të tjera në Kosovë ka realizuar një program festiv

Më të talentuarit e kësaj shkolle në këndim, instrumente, vallëzim, poezi dhe ese janë mbledhur për të shfaqur program para prindërve, mësuesve dhe nxënësve për përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

E hapjen e programit e bëri kori i shkollës me këndimin e Himnit Kombëtar  për të vazhduar me pas me recitalet e përgatitura nga nxënës të klasave të ndryshme të kësaj shkolle.

Drejtori i kësaj shkolle, Rrahim Bekteshi foli për rëndësinë e kësaj dite dhe arsyen pse organizojnë program festiv në këtë ditë dhe ua uroi të gjithëve festën e 28 nëntorit./Gazetaere


Kategoritë
LajmeVendi