Shkolla me parë shqipe në Ferizaj u dogj sot, profesori tregon pse Serbia përfiton

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar djegien e shkollës së parë shqipe në qytetin e Ferizajt sot.

Latifi ka thënë se trajtimi i trashëgimisë kulturore në një mënyrë kaq barbare, e qet si fitimtare Serbinë në tryezat e negociatave politike.

“Shkolla e parë shqipe në Ferizaj, e bërë shkrumb e hi sot. Kështu në mënyrë barbare na kemi trajtu trashëgiminë tonë kulturore gjatë gjithë historisë, prandaj sot objektet ma të vjetra historike në Kosovë, me ligj vendor e ndërkombëtar, quhen “trashëgimia fetare dhe kulturore serbe”. Dhe për këtë po e paguajmë shtrenjtë në tryezat e negociatave politike me Serbinë”, përfundoi ai

Kategoritë
LajmeVendi