Shkrim paralajmërues për vëllezërit shqiptarë!

Shkruan Orhan Lopar

Kur qelizat kancerogjene të cilat lëvizin brenda, e kaplojnë tërë trupin e njeriut, fatkeqësisht ai njeri më nuk mund të shpëtojë. Pra edhe shoqëritë janë si njeriu, sa i shumohen qelizat e dëmshme po aq vështirë qëndron në këmbë.

Shkollat e FETO-s në Kosovë janë prezente që nga vitet 2000. S’dihet se këta sa veta i përgatitën sipas ideve të tyre gjatë këtyre 20 viteve. Por çka do të bëjnë nëse një ditë këta njerëz që u përgatitën prej tyre, ia mësyjnë një grusht shteti? A ka Kosova mekanizma që t’i rezistojë kësaj? Këta ishin nxënësit e të njëjtit mentalitet i cili në vitin 2016 ia mësyu të bëjë grusht shtet në Turqi. As nuk kishin atdhe-dashuri, as ndjenja nacionale. Ata ishin vetëm robotë që vepronin sipas urdhrave të kryesuesit të Organizatës terroriste.

Ne si turq që jetojmë në Kosovë e përjetuam grusht shtetin e parë që na e bënë dhe për t’ua trasuar juve më mirë atë që e përjetuam, dua ta ndaj shkrimin që e shkrova më 30 Korrik të vitit 2016.

Grusht shteti i parë u bë ndaj nesh !!!

Gjatë ditëve të fundit brenda më vlon një shqetësim i madh. Në mëmëdheun tim Republikën e Turqisë tentim grusht shtetin e 15 Korrikut e ndoqëm shumë të brengosur e të habitur drejtpërsëdrejti nga televizionet. Allahut i falënderohemi që ky tentim grusht shteti u pengua me sukses nga udhëheqësit politik siç janë Presidenti, Kryeministri, Kryetari i opozitës dhe sidomos nga populli turk. Populli e zgjodhi një demokraci të vetëdijshme dhe nuk u përkul ndaj grusht shtetit. Pa dyshim se roli kryesor i ra përfaqësuesve të medias. Grusht shteti u ndoq drejtpërsëdrejti dhe u pengua me transmetim të drejtpërdrejtë. Po të mos ishin mediat e lira dhe po të mos kishin vullnet, sot para vetes do ta kishim një Turqi krejt të ndryshme…

Kur të nesërmen nisën arrestimet dhe u publikuan emrat, i pamë grusht shtetasit dhe terroristët e vërtetë që u infiltruan brenda ushtrisë turke. Aty e lexova s’krye-aktori dhe planifikuesi i grusht shtetit si dhe udhëheqësi i “Këshillit për paqe në atdhe!” të organizatës terroriste FETO ishte personi i quajtur Mehmet Partigyç.

Ndoshta shumica prej jush gjatë atij mëngjesi kur i lexuat gazetat e patë se kush ishte. Veçse ky person ishte ai i cili e goditi median e Komunitetit turk në Kosovë dhe që la gjurmë të pashlyeshme në kohën kur shkruaja fejtone. Nëse më lejoni këtë çështje dua ta ndaj me ju.

Dy komandantë. Një atatyrkas, tjetri FETO-ist!

Menjëherë pas luftës së Kosovës të vitit 1999 ishte koha kur ishte mbyllur çdo gjë që ishte në Turqisht. Ishte e paqartë nëse do të vazhdojë apo jo arsimimi në gjuhën turke. Ushtria turke arriti në Prizren. BBC u lidh në transmetim të drejtpërdrejtë me gazetarin në Prizren dhe thoshte se nuk mund të tregohet me fjalë gëzimin e popullit të atij vendi dhe se i madh e i vogël të gjithë kishin dalë në rrugë. Populli që i mbante në duar flamujt turq e shqiptarë, i përqafonte ushtarët me lot në sy…

Më kujtohen mirë këto sqarime të spikerit të BBC-së, “U rikthye poseduesi i vërtetë i Ballkanit…” Këtë e dinë shumë mirë ata që e përjetuan atë gëzim. Unë e përjetova vetëm nga televizori sepse asokohe isha në Turqi dhe po i përfundoja studimet universitare.

Batalionin turk e sistemuan në rajonin e Dragashit që gjendej pranë Prizrenit. Turqit e Prizrenit ishin të habitur. Komandanti hero i asaj kohe Izzet Çetingyz duke i marrë parasysh të gjitha, i mori ushtarët dhe tendat i hapën te vendi ku sot gjendet kazerma Sulltan Murat!

Pas sistemimit të Batalionit turk në Prizren, përveçse u kthye besimi i turqve me iniciativën e mësimdhënësve të guximshëm, klasat turke sërish nisën të bëjnë regjistrime. Klasat turke fillimisht u hapën në Prizren dhe Mamushë, pastaj këto klasë u hapën në Prishtinë, Gjilan, Dobruçan dhe Mitrovicë, ku gjatë asaj kohe duhej të kishe guxim të flisje turqisht…

Krahas këtyre duhet të mos harrojmë se në kohën që ishte pas luftës, sa i përket turqishtes, vetëm arsimimin në Turqisht mundëm ta vazhdojmë. Institucionet tjera u mbyllën. Gazeta TAN u mbyll dhe më nuk kishte institucion të medias në turqisht. Asokohe u mbyll edhe arkivi i turqve të Kosovës. Gjatë asaj kohe Mehmet Bytyqi mori guxim dhe në emër të Medias Turke të pavarur në Kosovë, do të niste ta botonte gazetën “Jeni Dynem (Epoka e re)”. Gazeta që do të dilte një herë në javë, do të niste të bëhej sërish arkiva e turqve të Kosovës…

Ne diplomuam nga universitetet dhe po ktheheshim t’i shërbenim atdheut tonë, Kosovës së lirë dhe turqishtes. Me t’u kthyer nisa të punoj si mësimdhënës, profesion ky që e kam parë si të shenjtë. Derisa studioja në Ankara, përpiqesha t’i ndihmoj gazetës aq sa kisha mundësi. Me t’u kthyer në Kosovë i dolëm zot tërësisht dhe me shokët tanë vendosëm të marrim përgjegjësi. Gjatë asaj kohe pas insistimit të editorit dhe mikut tim të afërt Esin Muzbeg, nisa të shkruaj fejtone me titullin “Një mendim!”

Përmes kësaj e bëja kritikën time. Kritika zakonisht i përfshinte problemet me të cilat ballafaqohej komuniteti turk dhe mbrojtjen e turqishtes në Kosovë… Mbrojtjen e bënim me guxim…

Mes dhjetëra shkrimeve, njëri prej tyre duhet të ketë qenë i tillë që e tërhiqte vëmendjen më shumë, sepse shkoi deri në atë nivel sa deshën ta pengojnë botimin e tij. Në Shkurt të vitit 2007, shkrimin e shkrova për gazetën javore “Jeni Dynem”. Tërë problemet u shfaqën për shkak të këtij shkrimi. Ta përmbledh shkrimin shkurtimisht. Në atë vit sikurse çdo vit, Republika e Turqisë kishte përcaktuar numër të studentëve që do t’i pranonte për të studiuar në Turqi. Unë isha prej studentëve të parë që kishin shkuar në Turqi në vitin 1994. Pas asaj kohe gjatë çdo viti vinin përfaqësues të Këshillit të lartë arsimor, bënin teste dhe ato shpalleshin pas dy muajsh. Ata që patën sukses në teste e fitonin të drejtën për studime dhe studimet i vazhdonin me bursa. Në këto provime mund të merrnin pjesë vetëm nxënësit që diplomoheshin nga klasat e Turqishtes së shkollave publike në Kosovë. Deri këtu çdo gjë ishte në rregull, derisa nisi viti akademik 2006-2007. Prej këtij viti e nxorën një nen të veçantë dhe aty i shtuan edhe ata që studionin në Kolegjet “Turke”. Pas luftës në Kosovë u hap kolegji turk. Me gjithë vetëdijen, fjalën turk në këtë tog-fjalësh “Kolegji turk” e fus në thonjëza, sepse nuk mendoj se këto kolegje ndonjëherë patën lidhje me turqizmin.

Pasi që këtë të drejtë e fituan edhe ata që studionin në këto kolegje, unë e shkrova këtë shkrim dhe thashë se ky është gabim. E bëra me dije se nëse fëmijët tanë turq shkojnë në këto shkolla, kjo do të jetë goditje për arsimin turk në Kosovë. Në shkrim në mënyrë të veçantë e theksova se nëse nuk janë bursat e Turqisë dhe nëse vendet për bursa i zënë studentët nga kolegjet, nxënësit tanë turq që janë të varfër dhe që shkollohen në shkolla të shtetit, nuk do të mund të studiojnë në Turqi. Pas këtij shkrimi përfaqësuesi i asaj kohe i TIKA-s në Kosovë më ftoi në zyrën e tij. Më paralajmëruan se ky shkrim është i gabueshëm dhe më pyetën pse jam kundër shkollave të tyre.

Krahas kësaj më thanë se ne nuk mund të vendosim kush është i pasur apo kush është i varfër. Si përgjigje për këtë unë fola për vete. Thashë se ne të gjithë nuk kemi mundësi të studiojmë në Turqi, nëse unë nuk do të kisha studiuar me bursë, do të qëndroja këtu të punoj në një market dhe s’do t’i diskutoja këto tema me ju. Nëse një vend e zë një nxënës nga kolegjet dhe një fëmijë i ynë mbetet jashtë, atëherë përgjegjësia ju takon juve. Në fakt ashtu vazhdoi të jetë dhe unë i shkrova edhe dy shkrime me titull: “Arsimimi në Kosovë nuk u fitua lehtë. Pas këtyre shkrimeve, përfaqësuesi i TIKA-s thirri në telefon dhe tha që nëse botohet shkrimi i dytë i Orhan Loparit, TIKA do ta ndërpret mbështetjen. Pastaj kjo ndodhi. Shkrimi im i dytë u botua, por mbështetja e TIKA-s u ndërpre. Përfaqësuesi i TIKA-s gjatë asaj kohe ishte Metin Arslanbash. Pas 15 Korrikut doli se ky u suspendua për shkak se ishte anëtarë i FETO-s. Pas kësaj si ndihmë ndaj nxënësve turq në Prizren dhe Mamushë, Batalioni turk në Prizren organizonte kurse përgatitore për provimin e universitetit. Kjo ishte diçka e mirë, kurse unë e shkrova një shkrim në të cilin thashë se këto kurse duhet të mbahen edhe jashtë Prizrenit dhe Mamushës. Këtë e bëra që nga kjo e drejtë të përfitojnë edhe turqit që gjenden në ato vende dhe ata kanë më shumë nevojë për diçka të tillë. Pas kësaj komandanti i asaj kohe në Batalionin turk tha se Orhan Lopar i kaloi kufijtë dhe ndërpreu mbështetjen e “Jeni Dynem-it” që vinte nga ushtria. Unë kisha të drejtë. Pas shkrimit tim, nisën të mbajnë kurse për nxënësit turq në Prishinë, Gjilan, Mitrovicë dhe në Prishtinë. Pas kësaj ngjarjeje unë dhe editori ynë i ndërpremë shkrimet tona. Pasi që kaloi pak kohë nga këto goditje, Jeni Dymen fatkeqësisht e ndërroi pronarin (Kjo është çështje që kërkon shkrim të veçantë) dhe u mbyll!!!

Gjatë asaj kohe komandanti i cili shërbente në Batalion ishte planifikuesi i 15 Korrikut Mehmet Partigyç, i cili do të gjykohet si udhëheqës i FETO-s! Njeriu përgjegjës për kurse ishte ndihmësi i Shefit të shtabit të përgjithshëm Hulusi Akar-it, Levent Tyrkkani. Gjatë asaj kohe ne e dinim se po e bënim atë që është e duhur dhe se kishim të drejtë. Nuk mund t’i kuptonim goditjet që i merrnim nga institucionet turke. Andaj pse nuk mund t’i kuptonim, heshtnim. Sot e kuptojmë më mirë se ne nuk na goditën institucionet turke por se jemi ballafaquar me një grup mafioz. Pasi që u mbyll Jeni Dynem, kalova në politikë. Ky grup edhe në politikë qëndronte para meje! Gjatë zgjedhjeve parlamentare, përkundër të gjitha lojërave dhe përkundër faktit se e kam pasur mbështetjen e madhe të popullit, gjithnjë në momentin e fundit mbeta jashtë… Mendoj se edhe ne tanimë duhet të shkundemi dhe t’i largojmë elementet e FETO-s që janë mes nesh!

Grusht shteti i parë u bë ndaj nesh !!! I falënderohemi Allahut që s’ia dolën ta godasin Republikën e Turqisë! Fitoi vullneti i popullit. Turqia e kaloi një fatkeqësi të madhe! Dëshmorëve të demokracisë ua shpreh ngushëllimet, kurse veteranëve ju shpreh mirënjohje… Këtë shkrim dua ta mbyll me shprehjen e famshme të Mustafa Kemal Atatyrkit: Gjithsesi trupi im një ditë do të bëhet dhe. Veçse Republika e Turqisë gjithnjë do të mbetet gjallë.

 

Kategoritë
Lajme