Shkrimtarja belge e cila u mbyll në muze për të shkruar libër tashmë është “e lirë”

“Ishte një sfidë e madhe për mua. Në fillim nuk dija se si do të ndodhë”, tha De Coster duke shtuar se fillimisht ka planifikuar të përgatiste një mjedis ku ata që vinin në muze mund ta shikonin se çfarë shkruante.

Shkrimtarja belge Saskia De Coster, pasi kaloi një muaj në dhomën prej xhami të ngritur në muze dhe mbaroi librin e saj të fundit, e “liroi” veten duke përfunduar jetën në izolim.

De Coster tërë muajin shkurt e kaloi në një dhomë prej xhami në Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Në dhomë gjendej vetëm një kompjuter, tavolinë, karrige dhe libra. Ndërkaq, pas dhomës prej xhami në një pjesë të ndarë me perde gjendej një shtrat që ajo të fle gjatë natës.

Ajo ndërpreu lidhjen e saj me botën e jashtme për një muaj; nuk përdori rrjete sociale, telefon, radio, televizion. De Coster përdori një dush në muze e ndarë për të ndërsa ushqimin e hëngri gjithashtu në një dhomë në muze.

Shkrimtarja belge e përfundoi librin e saj të emëruar “Vetëm e vërteta” në botën e saj transparente prej disa metra katrorë ku hyri më 1 shkurt, ndërkohë vizitorët e muzeut mund ta shihnin atë përderisa i shëtisnin ambientet e muzeut.

Në një deklaratë për Anadolu, De Coster rrëfen përvojën, ndjenjat dhe jetën në muze.

“Shikimet e njerëzve ishin frymëzuese”

“Ishte një sfidë e madhe për mua. Në fillim nuk dija se si do të ndodhë”, tha De Coster duke shtuar se fillimisht ka planifikuar të përgatiste një mjedis ku ata që vinin në muze mund ta shikonin se çfarë shkruante.

“Por, gjatë një muaji vërejta se nuk ishte një gjë vetëm njëkahëshe. Kuptova se edhe unë kam nevojë për shikuesit. Shikuesit e mi më dhanë guxim dhe energji”, u shpreh ajo.

“Shikimet e njerëzve ishin frymëzuese. Domethënë nuk ishte vetëm shkrimtari por edhe shikuesi”, shtoi De Coster, e cila tha se kjo ishte një gjë e papritur për të.

Edhe pse vetmia të jep liri, ndërveprimi me njerëzit është kusht

Duke folur rreth asaj vallë është frymëzuese ose kreative për një shkrimtar një jetë njëmuajshe në izolim, ndërprerjen e ndërveprimit me botën e jashtme, ajo sqaron:

“Më duket mua më duheshin të dyja. Nuk mund të jem si murg, si një vetmitar, në të cilën në fakt jam shumë e mirë. Pa zhurmën e jashtme, në një farë mënyre i jep liri të qëndrosh me veprat e mrekullueshme të artit. Por, në të njëjtën kohë dua të shkruaj për marrëdhëniet njerëzore, ndërveprimet e njerëzve. Pra, nga njëra anë dua të jem vetmitare, më ushqen të jem vet në këtë botë të mbyllur dhe të lirë. Vetëm ky muze, vetëm vetja ime. Nuk ka asnjë kontakt social. Është e mrrekullueshme të mund të fokusohesh. Nuk ka rrjete sociale dhe mund të fokusohem. Kurse nga ana tjetër ndërveprimi njerëzor, marrëdhëniet, gjërat që ndodhin në botë, ngrënia dhe pirja. Edhe këto i kam nevoja. Nuk mund të shkruaj nga gjë nga asgjë”.

De Coster tha se librin që e përfundoi brenda një muaji në muze e ka shkruar lidhur me marrëdhëniet.

Mes tjerash, ajo thekson se gjatë qëndrimit një muaj në muze ka qenë në kontakt të përhershëm me sigurimin e muzeut, prandaj netët e errëta i ka kaluar e sigurtë.

“Në të njëjtën kohë janë pikturat e (Peter Paul) Rubens, (Vincent) Van Gogh, (Salvador) Dali këtu. Këto janë tablo qindra milionë euroshe dhe mbrohen shumë mirë. Edhe unë këtu kam fjetur dhe natyrisht mbrohesha shumë mirë. Ishte e errët dhe zhurmshme, por e sigurtë”, theksoi ajo duke shtuar se gjatë natëve muzeu i ngjante një filmi horror.

Lajmet lidhur me botën e jashtme ajo i ka marrë nga i biri i saj, i cili e ka vizituar një herë në javë. Kështu ajo e ka marr vesh tërmetin në Türkiye, për të cilin tha se “Kjo ishte një nga gjërat më të vështira të mia këtu. Këtu je e vetme dhe dëgjon për një fatkeqësi të kësaj madhësie, nuk mund ta ndash me askënd”.

Duke përcjellë momentet interesante me vizitorët e muzeut të cilët mund ta shikonin atë, De Coster tha se disa nga vizitorët kanë dashur t’i japin ushqim.

Kategoritë
Kulturë