Shkrimtarja belge u mbyll në një dhomë xhami për të shkruar libër

Saskia De Coster, e cila u vendos në një dhomë 12 metra katrorësh me mure prej xhami në Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura në qytetin Antwerp të Belgjikës, do të përpiqet ta përfundojë librin e ri të saj për një muaj.

Shkrimtarja belge Saskia De Coster, ka mbyllur veten në një dhomë xhami për të mos dalë gjatë një muaji dhe për të shkruar librin e saj të ri.

De Coster, e cila u vendos në një dhomë 12 metra katrorësh me mure prej xhami në Muzeun Mbretëror të Arteve të Bukura në qytetin Antwerp të Belgjikës, do të përpiqet ta përfundojë librin e ri të saj për një muaj.

Këtë performacë ajo e quan “Shkrimtarja është këtu”, ndërsa nevojat ditore si ushqyerja dhe fjetja do t’i kryejë në pjesën e pasme të dhomës së xhamit.

Vizitorët e muzeut do të mund të ndjekin shkrimtaren përderisa ajo shkruan librin. Në dhomë do të gjenden vetëm kompjuter, tavolinë, karrige dhe 28 libra që shkrimtarja ka marrë me vete për çdo ditë.

Gjatë qëndrimit të saj në dhomë, De Coster nuk do të përdorë telefon ose rrjete sociale, nuk do të flas me askënd.

“Në fund të një muaji, ideali im është një ndriçim i plotë dhe një libër i përfunduar. Në rastin më të keq, përvoja ime do të pasurohet”, tha De Coster duke folur për mediat belge lidhur me performancën.

“Vetmitarët më kanë magjepsur që e vogël. Sipas meje mes histerisë dhe misticizmit gjendet një vijë e hollë. Shkëputja nga realiteti në këtë mënyrë e ngrit njeriun në një dimension më të lartë dhe i jep liri njeriut në mendje. Edhe kur isha fëmijë rrija vetëm në kopshtin e shtëpisë sonë dhe e lija imagjinatën time të gufojë”, tha ajo.

De Coster tha gjithashtu se dëshiron që procesi i shkrimit të librit të mos jetë një akt sekret apo misterioz, po “ta bëjë të dukshme punën e padukshme”.

 

Kategoritë
Kulturë