Shkrimtarja dëshmon në gjyq: Trump më përdhunoi

Në fillim, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”, shkruan CNN.

79-vjecarja doli para trupit gjykues ku dëshmoi me detaje rrëqethëse sulmin seksual nga, siç pretendon ajo, nga ish kreu i shtëpisë së bardhë.

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha  Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.

Nëse Carroll fiton gjyqin, do të ishte hera e parë që ish-presidenti, i cili ka qenë subjekt në shumë çështje të brenshme, do të shpallej ligjërisht përgjegjës për një sulm seksual.

Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.

Gjyqi vjen ndërsa ish-presidenti po kërkon të marrë sërish nominimin republikan për të kandiduar për president, dhe disa javë pasi u vetë deklarua i pafajshëm për akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me pagesat për të fituar heshtjen e një aktoreje pornografike, e cila thotë se ka patur marrëdhënie seksuale me të.

Kategoritë
BotaLajme