Shkrumbohet shtëpia në Shkodër, shpëtojnë çifti i bashkëshortëve, çfarë dyshohet si shkak i zjarrit

Një banesë një katëshe është djegur mbrëmjen e kësaj të shtunë rreth orës 19:00 në Samrisht të Dajçit.

Në të banonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrëfikëses nga Shkodra, nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë shkëndija elektrike. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Kategoritë
Lajme