Në sallën e Operës dhe Baletit në Shkup është mbajtur koncerti “Fllade nga Anadolli” i organizuar nga Instituti “Yunus Emre” në Shkup, raporton Anadolu.
Në sallën e Operës dhe Baletit në Shkup është mbajtur koncerti “Fllade nga Anadolli” i organizuar nga Instituti “Yunus Emre” në Shkup.
Në koncertin e organizuar nga Instituti “Yunus Emre” në Shkup performuan artistët e njohur Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu, së bashku me ekipin e tyre të muzikës xhaz me stilin turk.
Në koncert ishin të pranishëm zyrtarë dhe të ftuar të ndryshëm nga Türkiye dhe nga vendi.
Nënkryetari i Institutit “Yunus Emre”, Cahid Şenel, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit, si dhe koncertin e quajti një “ngjarje shumë të veçantë”.
“Në qytetin antik të Shkupit u mblodhëm për të sjellë së bashku kulturën e thellë dhe të pasur të Anadollit, meloditë unike të muzikës dhe xhazit turk”, tha Şenel.
Ai gjithashtu tha Instituti “Yunus Emre” po punon me të gjitha forcat për të promovuar, ruajtur dhe ndarë trashëgiminë kulturore turke, artet tradicionale, muzikën dhe gjuhën turke në të gjithë botën.
“Jemi shumë të lumtur që sot e mbajmë këtë takim të bukur këtu në Shkup. Shpresoj që koncerti të na frymëzojë të gjithëve dhe të takojë gjuhën universale të muzikës”, u shpreh ai.