Shkup, mbahet takim mbështetës për presidentin turk Erdoğan dhe Aleancën Popullore

Takimi u organizua nga Kryesia e Qendrës Koordinuese Zgjedhore të AK Partisë në Maqedoninë e Veriut.

Kryesia e Qendrës Koordinuese Zgjedhore të AK Partisë në Maqedoninë e Veriut mbajti një takim mbështetës për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Aleancën Popullore, raporton Anadolu.

Aktiviteti u mbajt në një hotel në kryeqytetin Shkup, ndërkaq, morën pjesë kreu i Partisë Demokratike Turke në Maqedoninë e Veriut (TDP) dhe njëherësh deputet Beycan Ilyas, kreu i Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATÜSİTEB) Tahsin Ibrahim, Kreu i Lidhjes Demokratike Boshnjake (BDS), Munir Kolashinac, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut Salih Murat, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar të Turqve (TMBH), prorektori i Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) Assoc. Prof. Dr. Mevludin Ibish, përfaqësues të partive politike dhe organizatave joqeveritare, akademikë dhe të ftuar të tjerë.

Gjatë takimit u rikujtua se nga 5 deri më 7 maj në ambasadën turke në Shkup, shtetasit turq mund të shfrytëzojnë votën e tyre për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Türkiye më 14 maj.

Po ashtu u theksua se në Maqedoninë e Veriut ekziston një dashuri e veçantë ndaj presidentit Erdoğan dhe Türkiyes dhe se takimi i sotëm ka për qëllim të shprehet mbështetja për presidentin turk dhe Türkiyen si faktor rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe me pragmatizëm politik në marrëdhëniet me rajonin.

Gjatë aktivitetit, personalitete nga sfera të ndryshme mbajtën fjalime në mbështetje të presidentit Erdoğan dhe Türkiyes.

Më 14 maj, e diel, qytetarët turq do të shfrytëzojnë votën e tyre për të zgjedhur presidentin dhe anëtarët e parlamentit.

Kategoritë
LajmeRajoni