Shkup, organizohet programi tradicional i synetit

Programi u organizua nëpërmjet një bashkëpunimi mes Komunës së Bursës, Komunës së Çairit dhe Organizatës Humanitare El-Hilal

Në Kurshumli An të Shkupit sot u organizua programi tradicional i synetit të 300 fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi u organizua nëpërmjet një bashkëpunimi mes Komunës së Bursës, Komunës së Çairit dhe Organizatës Humanitare El-Hilal.

Ceremonia filloi me leximin e Kur’anit, ndërsa morën pjesë Kryetari i Komunës së Bursës, Alinur Aktaş, deputetët e AK Partisë për qytetin e Bursës, Ahmet Kılıç dhe Emine Yavuz Gözgeç, kryetari i Organizatës Humanitare El-Hilal, Behixhudin Shehabi, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, fëmijët dhe familjet e tyre.

Aktaş në fjalimin e tij tha se nuk është e mundshme të ndani nga njëri tjetri Shkupin me Bursën dhe të gjithë territorin e Ballkanit.

Ai kujtoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vitin e kaluar nuk kanë mundur ta organizojnë këtë eveniment, duke shtuar se sot 67 fëmijë janë pjesë e këtij organizimi ndërsa në total do të synetohen 300 fëmijë.

Kryetari i Komunës së Bursës falënderoi të gjithë kontribuesit ndërsa përcolli edhe përshëndetjet nga Bursa për të pranishmit.

Shehabi nga ana e tij duke vënë në dukje rëndësinë e organizimit, tregoi se vitin e kaluar për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të organizojnë këtë aktivitet që 15 vite me radhë e kanë organizuar pandërprerë.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet tradicional.

“Organizim i cili është shumëdimensional dhe përveç përfitimit sa i takon përmbushjes së obligimeve fetare të synetimit, ka edhe obligimin apo përfitimin dimensionin kulturor, të komunikimit, bashkëpunimit dhe tolerancës e cila në rastin konkret zhvillohet përmes komunës së Bursës dhe zhvillohet edhe përmes popullit miq të Turqisë”, u shpreh ai.

Këshilltari për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Mustafa Mesten, e bëri duanë me rastin e synetimit të fëmijëve.

Në kuadër të programit, Doç. Dr. Abas Jahja këndoi për të pranishmit shembuj të shquar të muzikës mistike turke. Programi vazhdoi me shfaqjet e grupeve të ndryshme folklorike.

Kategoritë
LajmeRajoni