Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar se të enjten me 1 qershor, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Macron e bëri të ditur këtë lajm gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC në Bratislavë.
Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau. Në konferencën për sigurinë globale po merr pjesë edhe Kurti.
Kurti u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Më herët, presidenti francez Macron tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të vendit