Shoferi humbi kontrollin, autobusi përfundon në liqen

Regjistrimet e kamerave në kabinën e shoferit të një autobusi në Turqi kanë kapur momentin kur ai humbet kontrollin e timonit dhe mjeti automobilistik përfundon në një liqen.

Ngjarja ka ndodhur në Malatya, Turqi. Në pamje shihet autobusi që mbushet me ujë dhe pasagjerët që përpiqen të kapen diku. “BBC” raporton se shoferi po përpiqej të mbërrinte një traget me të cilin do të kalonin liqenin, kur ndodhi aksidenti.

Tre prej pasagjerëve u dërguan në spital, por fatmirësisht nuk kanë lëndime serioze.

Kategoritë
BotaLajme