Shoqata “Esnaf”, një organizatë e dedikuar për promovimin dhe mbështetjen e bizneseve vendore ka organizuar për herë të 29-të iftarin tradicional me produkte vendore.
Në këtë iftar të organizuar të pranishëm ishin biznismen nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë po ashtu në këtë iftar morrën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendore në Kosovë
Kryetari i shoqatës ”Esnaf”, Varis Xhejlani gjatë fjalimit të tij ka prezantuar aktivitetet që janë realizuar me sukses gjatë këtij viti ku edhe ka falenderuar afaristët që gjithmonë janë në bashkëpunim me këtë shoqatë
Xhejlani po ashtu ka njoftuar për projektin ”Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve “Esnaf” në Prizren”, projekt i cili do të financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Prizrenit, ku në këtë rast ka falenderuar kryetarin Totaj dhe ministrin Damka .