https://forms.gle/CaytF4a6iaPrjVHF8
Nisur nga nevojat e rritshme të shëndetësisë dhe kërkesat për personelin shëndetësor të kualifikuar, Shoqata ESNAF ka vendosur të zgjerojë partneritetin e tyre me Universitetin “19 Mayis” në qytetin e Samsunit. Fillimisht, trajnimet dhe aftësimi profesional do të ofrohen për infermierët dhe teknikët medicinal në këtë universitet.
Ky program i ri ofron një mundësi të rrallë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore nëpërmjet trajnimeve intensive dhe aftësimeve të specializuara. Periudha e trajnimit dhe aftësimit profesional do të jetë nga 2 deri në 4 javë, duke ofruar një platformë të përshtatshme për të zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e punonjësve shëndetësorë.
Në veçanti, pjesëmarrja në këtë program është e hapur për të gjithë, por do të ketë një përparësi të veçantë për personelin e punësuar në fushën e “Emergjencës dhe Kujdesit Intensiv”. Kjo përbën një hap të rëndësishëm për të siguruar që ata që punojnë në fushën më delikate të shëndetësisë të kenë aksesin më të madh në zhvillimin e tyre profesional.
Aplikimi për trajnimet dhe aftësimin profesional është i hapur dhe mund të bëhet përmes linkut
https://forms.gle/CaytF4a6iaPrjVHF8