Shormaz: Vuçiq po e mohon aktin e Ibër Lepencit siç e mohoi Banjskën, por nuk i beson më kush

Dragan Shormaz ish-bashkëpartiaku i presidentit serb thotë se Aleksandar Vuçiq mohon se qëndron pas aktit terroris në Ibër Lepenc, ashtu siç ka mohuar edhe sulmin terrorist në Banjskë.

“Gjithë ditën Aleksandar Vuçiq dhe grupi i tij justifikohen “nuk jemi ne, nuk është Serbia”! Pra, si pas Banjskës ju nuk ishit i dyshuar dhe nuk e keni ekstraduar apo gjykuar Radoiçiqin!” Ka thënë Shormaz.

Megjithatë ai thotë se pak kush i beson presidentit serb pas fshehjes që ai bëri për vdekjen e 15 serbëve në Novi Sad nga rënia e murit të stacionit hekurudhor.

“Kush mund t’ju besojë kur keni treguar se jeni gati të bëni gjithçka për të “fshehur” përgjegjësinë për 15 të vdekur!”, ka shkruar ai në platformën X.

Kategoritë
LajmeVendi