Shpallje për marrëdhënie më të mira: Liderët e rajonit u mblodhën në një vend pas shumë kohësh

Pas një kohe të gjatë, liderët e rajonit janë mbledhur sot në një vend.

Të gjithë, përkatësisht, u mblodhën në Podgoricë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili bëri betimin dhe mori detyrën para 200 të ftuarve.

Në rreshtin e parë u ulën anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Aty ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shumë personalitete të tjera.

Me tubimin e liderëve rajonalë, Millatoviq i ka konkretizuar njoftimet e tij që i ka bërë më herët, përkatësisht se prioritet i tij do të jetë bashkëpunimi rajonal.

Milatoviq tha se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, se do të punojë në promovimin ekonomik të Malit të Zi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ai theksoi se do të jetë një faktor koheziv në luftën e përbashkët për një Mal të Zi më të mirë dhe se do të punojë për të përshpejtuar rrugën e vendit drejt BE-së.

Pas betimit, Milatoviq tha se është i nderuar që është president i Malit të Zi, vendi ku ka lindur dhe të cilin e do pa masë.

Kategoritë
LajmeRajoni